Serbia kërkon t’i bëhet presion Kosovës për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 23 September 2018
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka folur edhe njëherë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet me rastin e vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Beograd.
Ne një intervistë për “Kurir”, Stefanoviq ka thënë se megjithëse sipas tij Beogradi është në kërkim të një zgjidhjeje me Prishtinë, kjo e fundit së bashku me BE-në nuk po shprehin gatishmërinë e duhur.
“Zgjidhja është ende në kërkim. Edhe pse siç mund ta shihni, nuk ka gatishmëri nga Prishtina dhe Bashkimi Evropian. Secili që ushtronte presion gjatë këtyre viteve që ne të arrijmë një marrëveshje, tani që ne kemi disa opsione, nuk po e përkrah asnjërin”, ka thënë Stefanoviq.
Ai ka rikujtuar se marrëveshja për krijimin e Asociacionit është nënshkruar në vitin 2013 ndërkaq që sipas tij askush nga BE-ja nuk ka arritur të bëjë presion për përfundimin e këtij procesi.
Stefanoviq foli edhe për vizitën e Vuçiq në Kosovë, si dhe revokimin e lejes nga Qeveria e Kosovës për hyrje në zonën e Drenicës, ku tha se protestuesit të cilët kundërshtuan vizitën e Vuçiqit atje, kishin me vete edhe armë zjarri.
“Së pari ata kërcënuan se nëse Vuçiq shkon në Ujman do të arrestohet, që do të kalojë si Marko Gjuriq. Pastaj kur ndalimi i autoriteteve të Prishtinës dështoi, ndodhi incideenti në fshatin e Banjës. Protestuesit ishin të organizuar dhe orkestrur. Ne kishim informata nga shërbimet e intelegjencës se persona të ndryshëm kishin edhe armë me vete”, tha ai.
E madje sipas tij, presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk mundi ta vazhdojë vizitën e tij për në Banjë, kur siç thotë ai dihet profili i protestuesve, veteranë të luftës që sipas tij mbajnë armë me vete.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...