Lajme

Serbia gati për luftë diplomatike kundër Kosovës në UNESCO

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 23 May 2017
Nëse Prishtina vendos që këtë vit ta dërgojë sërish kërkesën për pranim në UNESCO, Serbia është e gatshme për një luftë diplomatike për të ndaluar këtë veprim ligjor, politik, kulturor dhe moralisht të papranueshëm.Kështu ka deklaruar ambasadori i Serbisë, në UNESCO, Darko Tanashkoviq për gazetën “Jedinstvo” që botohet në Kosovë.

Ai tha se parakusht për sukses në këtë drejtim është që të veprohet si në fazën përfundimtare të fushatës së vitit 2015 ku u bashkuan dhe koordinuan të gjitha institucionet shtetërore, transmeton Klan Kosova.

Shumica e vendimeve të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, përfshirë edhe rekomandimet për anëtarësim, kërkojnë vetëm një shumicë të thjeshtë votash.

-Advertisement-

Serbia e as Rusia nuk mund të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kosova do të pranohet nëse merr shumicën e votës së vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Deklaratat e Serbisë kanë të bëjnë kryesisht me kundërshtimin e saj rreth avancimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës e shumë më pak rreth ndryshimit të statusit ‘të pronësisë’ së objekteve bizantino-ortodokse që tashmë janë të përcaktuara si trashëgimi botërore dhe me status nën mbrojtje të UNESCO-s, e që janë në territorin e shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera