Lajme

Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 16 April 2021

Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri në fund të majit.

Ministri i Inovacioneve dhe Zhvillimin Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, tha se Instituti Torlak në Beograd do të prodhojë 4 milionë doza të vaksinës në fazën e parë.

Popoviç tha se 3.000 shishe të përbërësve 1 dhe 2 janë mbushur në Torlak.

-Advertisement-

“Rreth 1.100 shishe të dy përbërësve do të dërgohen në Institutin Gamaleya në Moskë, ku do të analizohen nga ekspertët për 21 ditë dhe do të vendoset nëse Torlak është i gatshëm të fillojë prodhimin”, tha Popoviç.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) tha të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me institutin serb të vaksinave Torlak për të prodhuar vaksinën e koronavirusit Sputnik V në Serbi.

“Prodhimi i Sputnik V do të fillojë në maj 2021 në mjediset e Institutit Torlak dhe vaksina mund të eksportohet në vendet e tjera në Evropën Jugore në një fazë të mëvonshme, tha RDIF në një deklaratë. “Serbia ishte ndër vendet e para në botë që miratoi Sputnik V dhe e përdori atë për të mbrojtur popullatën kundër koronavirusit. Prodhimi i vaksinës ruse nga Instituti Torlak siguron një logjistikë më të lehtë dhe gjithashtu do të ndihmojë në përshpejtimin e programit të vaksinimit në vend,” – tha CEO i RDIF Kirill Dmitriev.

Serbia deri më tani ka vaksinuar gati 2 milionë nga gjithsej rreth 7 milionë banorë me dy doza të vaksinave COVID-19.

Serbia gjithashtu u bë një qendër rajonale për vaksinimin pasi ftoi qytetarët nga vendet fqinje të marrin vaksina falas.

Serbia gjithashtu planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sinopharm të Kinës.

Ajo ka regjistruar 654.870 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera