Lajme

Serbia asesi të pajtohet me faktin se Haradinaj mund të jetë kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 10 June 2017

Serbia vazhdon të reagojë ndaj Ramush Haradinajt, kandidatin për kryeministër të Kosovës nga koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Në vazhdën e reagimeve frikësuese vije edhe reagimi i partisë së Millosheviqit, Partisë Socialiste të Serbisë që tash drejtohet nga Ivica Daçiq.

Një reagim i tillë i SPS-it pason deklaratën e Haradinajt ku ai tha se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

“Serbia mbetet e përkushtuar për paqe dhe neve nuk na duhen kërkimfaljet, por marrja e përgjegjësisë nga ata që kanë kryer krime ndaj serbëve dhe joshqiptarëve tjerë në Kosovë”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të SPS-it, Gjorgje Miliçeviq.

Haradinaj vazhdon të ngjallë reagime të ashpra në Serbi sa herë që flet, duke treguar se zgjedhja e tij e mundshme si kryeministër i Kosovës e vendos Serbinë fqinje në një pozicion të ri dhe të palakmueshëm.

Kundër Haradinajt kryeministër kanë dalë edhe presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiq, ish presidenti, Tomisllav Nikoliq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, etj.

Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera