Lajme

Serbi sulmon policinë e Kosovës në Jarinje, kalon kufirin dhe ikë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 09 December 2022

Një person në kufirin në Jarinjë i cili gjendej në stop listë ka ikur nga policia duke kaluar në Serbi.

Sipas policisë thuhet se pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar ai ka arritur që ti shmanget arrestimit, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:40 dhe po trajtohet si pengim i personit zyrtar dhe sulm.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull  i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që ti shmangët arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Situata në veri të vendit ditëve të fundit është tensionuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga grupe të organizuara kriminale në këtë pjesë. Po ashtu janë shpeshtuar edhe sulmet ndaj qytetarëve dhe policisë së Kosovës. Numri i këtyre të fundit në veri është rritur, derisa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka deklaruar se rritja e prezencës policore në këtë pjesë momentalisht është e nevojshme./Gazeta Inofokus/

Sulm tjetër me armë zjarri ndaj tre kosovarëve në Leposaviq

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera