Lajme

Serbi, ekspertët: Mos sanksionimi i Rusisë ndikon në raportet me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 30 April 2023

Paralajmërime më të ashpra, më të drejtpërdrejta dhe vlerësime gjithnjë e më të rrepta i bëhen Serbisë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë. Opozita pro-evropiane thotë se qeveria aktuale është përgjegjëse.

“Vendimet e Parlamentit Evropian tregojnë se shumica është kritike ndaj Serbisë, sepse nuk punon në reforma dhe nuk tregon vlera evropiane, ndërsa fatkeqësisht është ende e lidhur me Rusinë, e cila ka ndikimin e saj në Serbi dhe kjo nuk është mirë në ndarje të reja gjeopolitike. Kjo qeveri nuk dëshiron të përmbushë një nga kushtet për anëtarësim në BE, që është harmonizimi i politikës së jashtme”, ka thënë Natan Allbahari, deputet i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë.

Opozita pro-evropiane po përpiqet pa sukses ta detyrojë qeverinë që ta ndryshojë qëndrimin. Në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, të mbajtur së fundmi, deputetë të partive të shumicës nuk e mbështetën propozimin e opozitës për miratimin e një rezolute për harmonizimin me BE-në në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë. Për ekspertët, e gjithë kjo situatë ndikon që të gjitha raportet e BE-së për Serbinë të jenë negative.

-Advertisement-

“Tani kemi edhe problemin e sanksioneve kundër Rusisë dhe kështu lista e kushteve është shtuar. Nga ana tjetër, kandidatura e përshpejtuar që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë, thotë se ky është një moment unik që duhet shfrytëzuar. Por gjithçka që vjen nga pushteti është kontradiktore dhe për këtë do të ishte mëkat i madh ndaj qytetarëve nëse do të humbej këtë moment historik”, ka thënë Jellica Miniq, Lëvizja Evropiane në Serbi.

Ekspertët vlerësojnë se nga Serbia nuk pritet që të ndryshojë tërësisht qëndrim brenda natës, por që është koha e fundit që të fillojë të japë sinjale të qarta se dëshiron harmonizim me politikën e jashtme të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera