Lajme

Serbët në veri votojnë me letërnjoftime të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 11 June 2017

Serbët e veriut të Kosovës po votojnë pa u penguar në komunat Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, me letërnjoftime të vendbanimeve në Kosovë, të cilat i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Serbisë.

Te gjithë ata që kanë letërnjoftimet e lëshuara nga Republika e Serbisë mund të votojnë pa probleme në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat po mbahen edhe në këto dy komuna në veri të Kosovës.

Ngjashëm edhe në dy komunat tjera, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët thonë se kanë votuar pa probleme me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera