Lajme

Serbët në Leposaviq shpuan gomat e veturës së ekipit të Syri.net

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 31 May 2023

Disa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të Syri.net.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme në drejtim të ekipeve të mediave.

“AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

-Advertisement-

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve ku në katër komunat veriore po mbahen protesta gazetarët dh punonjësit medial janë sulmuar vazhdimisht nga protestuesit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera