Serbët fillojnë të mblidhen në Rudarë për të protestuar

Autori: Gazeta inFokus
11:41 | 22 December 2022
Një numër i madh i serbëve kanë filluar të shkojnë në Rudarë të Zveçanit për të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar për t’u mbajtur nga ora 12:00.
Shihet se ka pjesëtarë të KFOR-it të cilët kanë dalë në rrugën që të dërgon për në Rudarë.
Ndërsa gjatë rrugës Prishtinë-Zveçan janë dy patrulla policore që po i ndalin kryesisht veturat me targa serbe. Në mesin e serbëve që kanë filluar të mblidhen shihen vetura me targa të qyteteve të tjera të Kosovës, më së shumti janë ato me numrat 01 dhe 06. Po ashtu ka serbë që janë me transport të organizuar nga Begradi.
Ata janë ftuar për të marrë pjesë nga i ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit. Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth heqjes së barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në këtë protestë pjesëmarrjen e kanë të detyrueshme të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, siç janë Rashka dhe Novi Pazari, Klan Kosova.
Ndër të tjera, Policia e Kosovës sot ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë të qetë.

Të tjera
-
Muftiu Tërnava pret ambasadorin e ri të Turqisë për Kurban Bajram
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës...
-
Aksident në Kukës, përplasen 3 automjete
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukës...
-
Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi dhe solidariteti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarë...
-
83 aksidente për 24 orë në Kosovë
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. ...
-
Krasniqi: Le të frymëzohemi nga kjo festë që të jemi më të përkushtuar ndaj atdheut tonë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit. Në po...
-
Begaj uron për më shumë mirësi në festën e Kurban Bajramit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit. P...
-
Kurti shkon për urime në BIK
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është mirëpritur në ambientet e Bashkësis...
-
Festa e Kurban Bajramit nëpër botë (Pamje)
Për të shënuar Kurban Bajramin, myslimanët tradicionalisht flijojnë kurban ap...
-
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në një lokal
Një akident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Çagllavicë” në kryeqy...
-
Si pasojë e tregut të hapur energjetik, bizneset në Kosovë kanë filluar t’i mbyllin dyert
Në mbështetje të bizneseve të cilat po kundërshtojnë tregun e hapur energjeti...
-
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritje me rastin e festës së Kurban ...
-
Hamza uron Bajramin: Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza i ka uruar të gjithë b...