Serbët e veriut me qëndrime të ndryshme për targat e veturave
Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 29 July 2022
Mbi 10 mijë vetura të paregjistruara po vazhdojnë të qarkullojnë në veriun e vendit. Por, nga e hëna e deri më 30 shtator është afati kur pronarët e tyre duhet të aplikojnë për t`i regjistruar dhe vendosur tabelat e Kosovës. Disa banorë serbë të veriut vazhdojnë të rezistojnë duke thënë se refuzojnë të zbatojnë një vendim të tillë.
Mirëpo, autoritetet e Kosovës thonë se vendimi është i papërsëritshëm. Që nga e hëna banorët e veriut duhet të fillojnë riregjistrimin e këtyre veturave, nëse dëshirojnë të lëvizin brenda shtetit të Kosovës.
Një vendim të tillë ekzekutivi kosovar e mori saktësisht para një muaji, bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel që nga viti 2011, marrëveshje e cila nuk u zbatua asnjëherë, ndonëse nga ajo kohë kanë kaluar afro 11 vite.
Mbi 10 mijë vetura te regjistruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë vazhdojnë të qarkullojnë në Veri të Mitrovicës. Këto targa duhet të ndërrohen deri më 30 shtator, nëse banorët dëshirojnë te qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Banorët e kësaj anë janë të ndarë në qëndrime nëse dëshirojnë apo jo t’i ndërrojnë targat e veturave. Disa nga banorët e intervistuar vazhdojnë të flasin me mendësinë e së kaluarës.
Pavarësisht se disa banorë të veriut shprehen se një vendim të tillë nuk do ta zbatojnë asnjëherë, Jeta Tela, shefe e Kabinetit të ministrit te brendshëm Xhelal Sveçla tha se vendimi për riregjistrim të targave është i papërsëritshëm dhe do të fillojë të zbatohet nga e hëna deri më 30 shtator të këtij viti.
Tela flet edhe për lehtësirat për riregjistrtim të veturave. Mirëpo për dallim nga thirrjet e institucioneve të Kosovës, ditë më parë në veri të vendit nëpër vetura janë vendosur afishe të cilat bënin thirrje për të mos i regjistruar.
Ne anën tjetër, sekretari i shtetit ne Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë Nemanja Stanoviq në një deklaratë për RTK-në ka thënë se ky vendim është i njëanshëm, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta parandalojë siç u shpreh ai, tensionimin e situatës.
“Për shkak të gjithë kësaj, ekziston frika se këto masa të reja të njëanshme realisht mund të çojë në një rritje serioze të tensioneve në Kosove. Ne kemi një parandjenjë dhe jemi vërtet të frikësuar, duke parë vetëm efektet dhe lëvizjet konkrete të institucioneve të udhëhequra nga Albin Kurti, se me sa duket ai beson se ekzistojnë rrethana të favorshme gjeopolitike për të, në të cilat ai me vetëdije dhe me plane shkon në drejtim të një lloj përshkallëzimi.
Pikërisht për këtë apelojmë çdo ditë te përfaqësuesit të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht vendeve të Quintit, që janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të Prishtinës, që të marrin masa aktive për te dekurajuar Albin Kurtin nga besimet e tij dhe në përputhje me politikat e tyre të tregojnë shumë qartë dhe me zë të lartë se nuk do të tolerohet asnjë përshkallëzim dhe rritje tensioni”.
Pavarësisht deklarimeve të zyrtarit të Serbisë, edhe vetë Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova ka të drejtë t’i zëvendësojë targat me akronimet e qyteteve.
Të tjera
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...