Senatori amerikan kritika Kurtit për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 02 June 2023
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit.
“Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon”, tha Murphy në një intervistë për National Journal, pas kthimit në Uashington nga një turne ballkanik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në “përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit”.
Murphy, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, më 22 maj, u pajtua me Blinkenin se situata mund të ishte zgjidhur me diplomaci dhe jo me forcë.
“Ai nuk duhej të lëvizte aq shpejt me vendimin për t’i marrë ato ndërtesa [komunale]”, tha Murphy.
“Ai mund të priste dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë nëpërmjet ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, tha senatori amerikan.
Kjo situatë, sipas tij, i dha Rusisë mundësi për të nxitur trazira.
“Rusia luan lojëra në Ballkan. Ajo përpiqet të nxisë përçarje dhe konflikte. Ajo shpreson se do të ketë konflikt në Ballkan, një konflikt real kinetik që do të largonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga konflikti në Ukrainë”, tha Murphy.
Murphy tha se shpreson që kur të qetësohet situata në veri të Kosovës, njerëzit ta kthejnë vëmendjen te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...