Shëndetësi

Sëmundjet kardiovaskulare, shkaktarët më të mëdha të vdẹkjeve në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 19 August 2024

Sëmundjet kardiovaskulare janë renditur edhe një herë si shkaktaret kryesore të vdekjeve në Gjermani.

Vitin e kaluar, një e treta, apo 33.9 për qind e të gjitha vdekjeve janë regjistruar nga sulmet në zemër, apo komplikime të ngjashme, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Kanceri ka qenë shkaktar i më shumë se një të pestës së atyre që kanë vdekur, apo 22.4 për qind.

-Advertisement-

Megjithatë, statistikat tregojnë për një rënie të numrit të vdekjeve, të lidhura me këta dy shkaktarë, në krahasim me vitin paraprak:

Për herë të parë prej vitit 2016 është zvogëluar edhe shifra totale e të vdekurve.

Prej 1.07 milion personave të vdekur më 2022, shifra totale ka rënë për 3.6 për qind, apo 1.03 milion më 2023.

Më shumë se gjysma e grave që kanë vdekur, dhe pothuajse një e treta e burrave që kanë vdekur, kanë qenë 85 vjeç e më të moshuar. Në krahasim me shifrat më lart, është rritur numri i njerëzve që kanë vdekur prej gripit sezonal dhe pneumonisë./Rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera