Sëmundjet e gjakut dhe frymëmarrjes shkaktuan më shumë vdekje në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 03 January 2023
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe aparatit të frymëmarrjes janë problemet shëndetësore që shkaktuan numrin më të lartë të vdekjeve në vend.
Më shumë se gjysma e humbjeve të jetës ose 52.4%, sipas raportit që Instituti i Statistikave publikoi në fund të vitit të shkuar, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve kronike kardiake, atyre të enëve të trurit dhe ishemitë e zemrës.
Kukësi dhe Dibra janë qarqet me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga ky grup sëmundjesh. Me përkatësisht me 60,7% dhe 58,8% të humbjeve të jetës shkaktuar nga problemet e sistemit të qarkullimit të gjakut.
Më pak vdekje ose 34.8% u regjistruan në Gjirokastër. Në vend të dytë renditen sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, por me diferencë të larta nga ato të qarkullimit të gjakut. 11.8% e vdekjeve në vend sipas INSTAT ishin pasojë e tyre.
Më shumë humbje jete nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes u regjistruan në Berat dhe Shkodër me 15.5% dhe 13.5% dhe më pak në Dibër me 7.5%.
Hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, konsiderohen dhe faktorë rreziku për problemet e qarkullimit të gjakut. INSTAT bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim ka përllogaritur se 11.9% e pacientëve kronikë në vend janë trajtuar për diabet dhe 35.5% për hipertension arterial. Numri i të prekurve nga këto sëmundje mund të jetë më i lartë pasi jo të gjithë i drejtohen mjekut të familjes për të përfituar trajtim mjekësor pa pagesë./abcnews.al/
Të tjera
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...