Lajme

Selmanaj kritikon Sveçlën: ‘Hajnat dhe hajnia’ gjithmonë fshihen prapa temave nacionaliste

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 29 September 2024

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ministrin e  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se nuk mund t’i bëjë publik tenderët e dikasterit që drejton shkaku i Rurisë dhe i Serbisë.

Selemanaj thotë se “’hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshihen prapa temave nacionaliste!”.

“Hajnitë, nuk ua amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës”, shton tutje Selmanaj.

-Advertisement-

Ndër te tjera, deputeti shton se qeveria u shpresës u shndërrua në makth për qytetarët.

‘Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tendereve dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera