Rozë

Selma Blair: Cameron Diaz është pensionuar nga aktrimi

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 12 March 2018

Cameron Diaz ka hequr dorë nga aktrimi. Kështu ka pohuar mikja dhe kolegia e saj, Selma Blair. Ajo është vetëm 45-vjeçare, mirëpo duket sa ka vendosur të tërhiqet nga industria filmike.

Bashkaktorja e Diaz nga filmi “The Sweetest Thing” ka treguar se mikja e saj i kishte thënë gjatë një dreke se nuk planifikon të xhirojë më filma dhe se në vend të kësaj, preferon ta kalojë kohën e me burrin e saj, Benji Madden.

-Advertisement-

“Ditë më parë, dola për drekë me Cameron. Po e rikujtonim kohën kur e xhiruam filmin (‘The Sweetest Thing’, në vitin 2002)”.

“Mua do të më pëlqente ta bënim edhe një vazhdim, por Cameron është pensionuar nga aktrimi. Ajo më tha: ‘I kam dhënë fund’”.

“Ajo nuk ka nevojë të bëjë filma të tjerë. Ka një jetë të mrekullueshme, nuk e di se çfarë do ta kthente sërish (në realizimin e filmave). Ajo është e lumtur”, janë fjalët e Blair.

Filmi i fundit i Diaz ishte “Annie” në vitin 2014 dhe që atëherë, aktorja ka refuzuar të jetë pjesë e projekteve filmike.

“Cameronit vazhdimisht i ofrohen skenarë filmikë në përpjekje për ta tërhequr nga pensionimi, mirëpo nuk është e interesuar”.

“Ajo është e lumtur, e dashuruar dhe dëshiron ta shfrytëzojë në maksimum lirinë dhe kohën e saj të lirë”, ka thënë një burim për Daily Star Sunday.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera