Rozë

Kastriot Krasniqi prek zemrat e publikut me këngën më të re “Bija e Babit”

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 24 May 2025

Kastriot Krasniqi, një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Bija e Babit” – një dedikim prekës dhe emocional për vajzën e tij.

Artisti, i cili kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore, vazhdon të dëshmojë se muzika e tij buron nga ndjenjat më të sinqerta dhe përvoja personale. Me “Bija e Babit”, ai na sjell një baladë të ngrohtë dhe plot dashuri, ku përmes vargjeve të ndjera, ndan lidhjen e veçantë që një baba ka me vajzën e tij.

Kënga është shoqëruar me një videoklip emocional, që e thellon edhe më tej mesazhin e saj të ndjeshëm dhe autentik. Krasniqi arrin t’i japë zë ndjenjave që shumë prindër i mbajnë në zemër, por nuk dinë t’i shprehin me fjalë.

-Advertisement-

Për ta dëgjuar këtë projekt të veçantë, klikoni këtu: “Bija e Babit” – Kastriot Krasniqi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy