Selimi: Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë për mocionin e mosbesimit
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 06 August 2020
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar se nga presin votat për rrëzimin e kësaj qeverie.
Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se llogarisin në votën e Vjosa Osmanit për rrëzimin e qeverisë.
“Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë sepse ajo tashmë është një personalitet i respektuar në skenën politike. E respektojmë edhe në aspektin e aleatit dhe atë të kundërshtarit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e qartë që Vjosa Osmani nuk është një votë e vetme në parlament.
I pyetur nëse llogarisin edhe në votën e Haxhi Avdylit, Selimi është përgjigjur se presin më shumë se kaq.
“Jo vetëm të Haxhi Avdylit por edhe një 10 haxhi avdyla në parti të ndryshme. Parlamenti ka aq deputetë sa që për hir të qytetarëve dinë të kapërcejnë kufijtë e partive politike. Po të mos ndodhte kjo as mocion nuk do të kishte”.
Selimi thotë se nuk duhet të përsëritet gabimi i njëjtë që pas kalimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend të krijohet një tjetër qeveri e të mos shkohet në zgjedhje.
Të tjera
-
Betohet qeveria estoneze, do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua
Kabineti 15-anëtarësh i kryeministres, Kaja Kallas, mori detyrën pasi ligjvën...
-
Vetëvendosja do të bëjë ankesë në Gjykatën Supreme
Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka komentuar vendimin ...
-
Listat e kandidatëve të dënuar nuk do të zëvendësohen, do të mbesin të zbrazëta
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që të mos u le...
-
Vetëvendosje e konsideron “fake news” vendimin e PZAP-së që nuk i lejon Kurtit kandidimin në zgjedhje
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht a...
-
Kjo është surpriza e veçantë që iu bë Lahi Brahimajt për ditëlindje
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj gjatë ditës së mart...
-
Një 3-vjeçar bie nga lartësia në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka ...
-
Valmir Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për An...
-
Gastronomët takohen me Guvernatorin e BQK’së, flasin për ndihmën gjatë pandemisë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka prit...
-
Këmbyen para falso, arrestohen 4 persona në Pejë
Stacioni Policor nё Pejё, është informuar se në një kёmbimore në rrugën ‘Elio...
-
Çfarë mund të bëjë Albin Kurti dhe të tjerët pas vendimit të PAZP-së
Edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parshtresa ka vendosur që Albin Kurti si ...
-
Ky është vendimi i PZAP-së për AAK-në, kaq deputetë i mbesin jashtë listës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur edhe për vendimin e KQ...
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri
Lëkundje tërmeti me magnitutë 3.9 të shkallës Rihter goditën vendin para pak ...