Selimi i përgjigjet Demaliajt: Nuk mund të flasin për UÇK-në, ata që kanë shitur certifikata të veteranit
Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 19 October 2018
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili tha se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së për shkak se nuk e ka plotësuar aplikacionin për tu bërë veteran.
Në një intervistë për Insajderin, Selimi ka thënë se e respekton mendimin e të tjerëve dhe të kritikëve, por jo të atyre që kanë degjeneruar, pranuar dëshmi të rrejshme dhe që kanë degraduar procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së.
Duke aluduar në Demaliajn, Selimi ka thënë se nuk do të jetë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Ka thënë se i mjafton epiteti i ushtarit të UÇK-së.
“Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit. Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e verifikimit të veteranëve të UCK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpeshherë duke i këmbyer me kartela partishë. Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UCK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, ka thënë Selimi.
Ndaj Demaliaj së fundmi është ngritur aktakuz ku dyshohet se si anëtar i komisionit qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve së bashku me anëtarët e tjerë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke u fyer listat.
Po ashtu Demaliaj ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimeve që kishte bërë nga një studio televizive ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
Të tjera
-
Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin e fushatës zgjedhore: Të gjithë pjesmarrësit ta respektojnë ligjin dhe proceset demokratike
Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur fillimin e fushat...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...