Lajme

Selimi: Epopeja e UÇK-së është themeli, mburoja dhe simboli i lirisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 06 March 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka thënë se Epopeja e UÇK-së në historinë e luftërave të shqiptarëve për liri është themeli, mburoja dhe simboli i lirisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se sot kujtojnë të gjithë gratë e burrat që ranë për vendin.

Selimi ka thënë se lufta çlirimtare ishte luftë e drejtë e popullit të Kosovës, dhe amanet i Adem Jasharit.

-Advertisement-

“Jam krenare që isha pjesë e asaj lufte me pushkë në dorë. Marsi i Jasharëve dhe i UCK-së tregon fuqishëm se lufta çlirimtare nuk tjetërsohet. Ashtu si në çdo mars edhe sot populli e di se ku i ka rrënjët liria”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera