Lajme

Selim Pacolli: Kompanitë publike dhe qeverisja me Prishtinën kanë dështuar në ofrimin e shërbimeve

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 04 October 2017

Selim Pacolli, kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, gjatë vizitës që i bëri sot kompanisë regjionale Pastrimi, deklaroi që për dështimin në largimin e mbeturinave në Prishtinë, përgjegjësia bie mbi qeverisjën komunale dhe mbi kompanitë të cilat nuk aplikojnë parametra të matjes së performancës.

Në bashkëbisedim me stafin e kësaj kompanie dhe të tjerë, Pacolli njoftoi ata me programin e tij.

Ndërtimi i impiantit të ngrohjes ku do të digjen, do të bëjë të mundur mbledhjen dhe riciklimin fillestar të tyre në pikat e grumbullimit, e me këtë edhe pastrimin e qytetit.

-Advertisement-

Pacolli premtoi se do të angazhohet në themelimin e kompanive komunale dhe në partneritet publiko privat, me qëllim që të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera