Rozë

Seksi në të kuqe, Bleona shënon suksesin e radhës, renditet e treta në Billboard

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 23 January 2019

Bleona Qereti di gjithnjë si të bëjë të flasin për të dhe për sukseset e saj të njëpasnjëshme. Këtë herë këngëtarja, e cila po e vazhdon karrierën e saj në Amerikë, ka publikuar një foto ku shfaqet më seksi se kurrë.

Në këtë foto ajo shfaqet e veshur tërësisht me të kuqe, ku gjithashtu ekspozon format e saj bombastike. Por, përveç fotos seksi, ajo ka bërë të ditur se kënga e saj “I don’t need your love” është renditur në vendin e 3 në Billboard, nga vendi i 5-të që ishte pak ditë më parë. Duke qenë se ajo s’ka të ndalur, të shohim se cili do të jetë suksesi i radhës!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera