Seks për 300 euro, taksisti çoi në zbulimin e prostitutave ‘VIP’

Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 15 May 2017
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas të akuzuar si taksist i një grupi të ashtuquajtur “Prostitutat VIP”. Pas përfundimit të hetimit, dosja penale ndaj shtetasit Hajredin S., është dërguar në gjykatë me akuzën e “prostitucionit”, bazuar në nenin 113/2 të Kodit Penal.
I akuzuari i kësaj dosjeje, që është çuar në gjyq e që do të gjykohet veçmas, sipas Prokurorisë, ka bashkëpunuar me grupin e prostitutave, por edhe të personave që kanë shfrytëzuar së paku tri vajza, të cilat takoheshin me klientë të ndryshëm në Tiranë me çmime deri në 300 euro për një raport seksual.
Siç bën me dije Prokuroria, hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar gjatë aksionit “Mustang” ka nisur në fund të vitit 2015. Gjashtë të pandehurit e tjerë, sipas akuzës, janë gjykuar e po gjykohen në procese të ndara në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i fundit person për të cilin pritet të fillojë gjyqi është shtetasi Hajredin S., në makinën e të cilit është bërë edhe arrestimi i vetë atij dhe njërës nga vajzat që shfrytëzohej nga grupi.
Hajredin S., sipas akuzës, nuk ka qenë pjesë e shfrytëzimit të vajzave, të cilat si tutorë kishin tre persona të tjerë. Personat në fjalë gjenin klientë dhe i dërgonin vajzat në adresën e dhënë, duke përdorur makina e taksi të ndryshme, siç ishte edhe rasti i Hajredin S. Fillesa e hetimit, siç bën me dije Prokuroria, ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.
Vëzhgimi i grupit
Pikërisht, mbajtja nën vëzhgim e këtij personi, të identifikuar si Nik Gjonikaj, zbuloi se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Prokuroria bën me dije se nga vëzhgimi ka rezultuar që datë 23.03.2016, rreth orës 19:00, ai ka hipur në një automjet ku ndodhej Bledjon N., Domenika D., dhe Melsi M. Rreth orës 20:05, shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas, i cili e priste te “Pazari i Ri” dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja Domenika, e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit Hajredin S.
Po sipas Prokurorisë, në vijim të ndjekjes Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen Aureta B., dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…”. Në këtë vend ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin Melsi M.
Më pas, këta shtetas kanë hipur sërish në automjet dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer edhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë, pranë banesës së tij, shkruan ‘panorama’. Njëkohësisht është bërë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxx LS, në Rrugën e Kavajës, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Hajredin S., mjet ku ndodhej edhe Domenika D.

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...