Lajme

“Secili ministër i dinte nga katër, pesë, gjashtë e shtatë gjuhë të huaja” – Historiani Abdullahu tregon për përbërjen e kabinetit qeverisës të Ismail Qemalit

Autori: Sylejman Sylejmani 17:07 | 28 November 2024

Historiani Durim Abdullahu në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka treguar detaje të shumta për 28 nëntorin e vitit 1912.

 

-Advertisement-

Abdullahu ka thënë se përbërja e kabinetit qeveritar të kryeministrit, Ismail Qemali, kishte në përbërje intelektualët e kohës, të cilët dinin nga katër, pesë, gjashtë e shtatë gjuhë të huaja.

“Ai u tregua shumë i kujdesshëm në mënyrën se si zgjedhi kabinetin e tij. Donte të ishte sa më gjithpërfshirës, karshi popullit shqiptar. Zgjodhi edhe katolikë edhe ortodoksë edhe muslimanë. Zgjodhi nga krahina të ndryshme ata të cilët i vendosi në poste ministrore. Zëvendësin e tij në radhë të parë Don Nikoll Kaçorrin e zgjodhi, pastaj Petër Poga ishte ministër i drejtësisë, Pandeli Cale, ministër i posttelegrafeve, Mithat Frashëri ministër i punëve botore siç quhej në atë kohë, që sot do të thonim ministër i Infrastrukturës. Një e veçantë ndoshta për të pa një lloj prosupografie të kabinetit të kësaj qeverie të përkohshme. Prej të gjithë këtyre ministrave, ministri që dinte më pak gjuhë ishte Lef Nosi që dinte vetëm katër gjuhë, të tjerët dinin shumë më shumë, nga 5, 6, 7 gjuhë të huaja. Ky kabinet qeveritar ishte i mbushur me buroratë, njerëz të cilët kishin përvojë të gjatë në poste edhe drejtuese, kryesisht në Perandorinë Osmane”, ka thënë Abdullahu. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera