Fun & Video

Secili e kemi nga një pemë! Shikoni se cila është e juaja dhe çfarë thotë ajo për ju

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 28 August 2017

Të gjithë ne jemi supersticiozë. Kush më shumë e kush më pak është i molepsur nga një nevojë e brendshme për të lexuar ose më saktë për të parë vetveten të reflektuar në një përkim që vjen përmes një game joshëse të parashikimeve që kanë bashkudhëtuar me njeriun duke u rrekur të mbushin atë boshllëk ngurrimi, hezitimi, mëdyshjeje, mosbesimi dhe çoroditje që i rrevjen gjendjes së tij kureshtare dhe dyshuese.

Sado skeptik që jemi, serish interesimi ynë për të dëgjuar atë zë që vjen prej qytetërimeve të hershme, shpesh edhe prej abuzuesve dhe manipulatorëve, është i pranishëm.

Loja e ligjërimeve dhe akrobacitë shprehëse, ngulmi për të na lexuar të fshehtat e personalitetit dhe karakterin përmes horoskopeve të ndryshme dhe instrumenteve të tjera të supersticionit, është gjithnjë një motivim për tu ndjerë të joshur dhe pjesëmarrës.

-Advertisement-

Në këtë manifestim “abuziv” nuk ka skeptikë dhe mosbesues, ka hipokritë. Ajo që mbetet në këtë spektakël përkimesh është ajo që ne kemi nevojë në momente të ndryshme të së përditshmes sonë të mbarsur me vragën e rëndë dhe të dhimbshme të rutinores, kotësisë dhe boshit.

Le të mbushim këtë moment boshi duke besuar në diçka, e cila ka arsye të mos jetë aspak e vërtetë siç ka legjitimitetin personal të çdo individi të jetë një kumtim i dëshiruar, balsam për plagën e mungimit. Listës së parashikuesve, gamës së këtij balsami i shtohet edhe astrologjia kelte që ofron përkatësinë e çdo grupdatash të lindjes pemën e jetës.

Ky pyll që na gjen shtegun për të penetruar në të fshehtat e karakterit tonë përbëhet nga PLEPI, BREDHI, FIKU, SHELGU, PISHA, ULLIRI, ARRA, SELVIA, PISHA, KEDRI, ARRA, ULLIRI, SELVIA, KEDRI, LISI, MOLLA, VIDHI, AHU, BLIRI, SHKOZA, QERSHIA, GËSHTENJA, PANJA, LAJTHIA dhe MESHTEKNA.

Pema, simbolikisht, përfaqëson jetën natyrore, atë që gjenerohet në mënyrë ciklike në tokë, lind, rritet dhe vdes. Sipas astrologjisë kelte, çdo individi i përket një pemë, e cila flet shumë edhe për karakterin e tij. Secili prej nesh ka “rënë” nga një pemë, si frut i tokës dhe natyrës. Gjej “pemën tënde të jetës” duke u bazuar në datën e lindjes, dhe zbulo se çfarë thotë pema jote për ty, për brumin tënd dhe karakterin. Tani që keni zbuluar se cilës pemë i përkisni, shohim së bashku karakteristikat e secilës, që përcaktojnë edhe “brumin” tuaj.

Nga 4 shkurt deri 8 shkurt

Nga 1 maj deri 14 maj

Nga 5 gusht deri 13 gusht

PLEPI, pasiguri Kush është i lidhur me pemën e Plepit ka një sens të fortë të estetikës, nuk është i sigurtë tek vetvetja dhe është kurajoz vetëm në rast “nevoje”. Kjo tipologji personi kërkon mjedise të pëlqyeshëm për t’u ndjerë rehat. Pasiguria natyrale e bën selektiv dhe shpesh herë vetmitar. Por personi i lindur nën shenjën e Plepit është i apasionuar dhe me një prirje të spikatur artistike. Plepi tregon stabilitet, prandaj kush lind nën hijen e tij është person i besuar në çdo situatë dhe i merr shumë seriozisht marrëdhëniet.

Nga 2 janar deri 11 janar

Nga 5 korrik deri 14 korrik

BREDHI, misteri

Të lindurit nën bredhin j anë njerëz me shije që vlerësojnë bukurinë. Bëhet fjalë përgjithësisht për personalitete të pasur në talente por të sofistikuar, tejet dinjitozë dhe me temperament kokëfortë. Janë përgjithësisht modestë, dhe eklektikë. Për ta nuk ka gjëra të mesme: o i do, o i urren. Në miqësi janë shumë të besuar, gjë që i bën të kenë shumë njerëz rreth tyre.

Nga 11 prill deri 20 prill

Nga 14 tetor deri 23 tetor

PANJA, mendje e hapur

Të lindurit nën këtë pemë, i respektojnë shumë të tjerët, plot me imagjinatë dhe origjinalitet. Të ndrojtur e të rezervuar, dinë të shfrytëzojnë shanset dhe kanë gjithmonë etje për eksperienca të reja. Shpesh vuajnë nga nervozizmi, që shpjegohet nga kompleksiteti i karaktereve të lindur nën hijen e kësaj peme. Të lindurit në shenjën e Panjës kanë kujtesë të mirë dhe inteligjencë të shpejtë, në fakt mësojnë shumë shpejt. Por shpesh, u duhet të përballen me një jetë dashurore shumë të ndërlikuar.

24 qershorMESHTEKNA, frymëzimKush lind nën shenjën e mështeknës është person i gjallë, i apasionuar, ambicioz, i dashur e miqësor, jo i shtirur, modest dhe larg prej teprimeve. Elegantë nga natyra, kush lind në këtë shenjë urren vulgaritetin në të gjithë format e tij. “Mështeknat” kërkojnë qetësinë dhe kontaktin me natyrën, aty ku mund të shprehin më mirë imagjinatën e tyre.

Nga 22 mars deri 31 mars

Nga 24 shtator deri 3 tetor

Nga 24 shtator deri 3 tetor

LAJTHIA, e jashtëzakonshmja

Të lindurit nën këtë pemë janë shumë tërheqës dhe dinë si t’u lënë përshtypje njerëzve dhe të jenë popullorë. “Lajthitë” janë shumë kuptues dhe tolerantë, të frymëzuar nga një sens i gjallë ndershmërie dhe drejtësie, gjë që i bën shpesh herë aktivë në luftën për kauzat sociale. Me temperament të fortë, të lindurit nën lajthinë në dashuri janë shpesh kapriciozë.

Nga 15 maj deri 24 maj

Nga 12 nëntor deri 21 nëntor

GËSHTENJA, ndershmëria

Të lindurit nën gështenjën kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe me një interes mbresëlënës. Janë njerëz që mbeten mbresëlënës edhe kur nuk sforcohen për të tërhequr vëmendjen. Gëzojnë një sens të zhvilluar të drejtësisë, janë të rrallë por për nga natyra diplomatikë. I vetmi defekt i tyre është irritueshmëria, në fakt nervozohen shumë kollaj. Të lindurit nën shenjën e Gështenjës shpesh herë ndihen të moskuptuar, nganjëherë prej pasigurisë tek vetja, të tjera herë sepse kanë një sens superioriteti. Gjë që e bën të vështirë të gjejnë një “shok për jetën”.

Nga 25 maj deri 3 qershor

Nga 22 nëntor deri 1 dhjetor

QERSHIA, ambicie

Të lindurit nën këtë pemë janë njerëz tejet tërheqës, shumë të gjallë, impulsivë, ekzigjentë, ambiciozë, inteligjentë dhe plot me talente. Këta njerëz mërziten shpejt dhe nuk i durojnë kritikat. Janë persona shumë të besueshëm që marrin seriozisht çdo marrëdhënie, janë të denjë për besimin, besnikë dhe të matur. Për nga natyra që kanë, ndonjëherë truri kontrollon zemrën, por nuk është e thënë që ky të jetë defekt.

22 Dhjetor

AHU, kreativitet

Ata që lindin nën ndikimin e kësaj peme pëlqejnë kënaqësinë, interesohen për gjykimin e të tjerëve dhe janë materialistë. Duan të duken të bukur, të ruajnë linjat dhe për këtë arsye janë shpesh në palestër dhe i nënshtrohen shumë dietave. Dinë të organizojnë sa më mirë jetën e tyre, nuk ndërmarrin kurrë risqe të panevojshëm, janë udhëheqës të mirë dhe shokë të shkëlqyer për jetën.

Nga 4 qershor deri 13 qershor

Nga 2 dhjetor deri 11 dhjetor

SHKOZA, shija e mirë

Të lindurit nën këtë pemë zotërojnë bukuri shumë të freskët, merren shumë me pamjen e tyre fizike dhe gjendjen ekonomike. Janë adhurues të shijes së mirë dhe bëjnë një jetë të disiplinuar dhe të arsyeshme. Në dashuri janë në kërkim të vazhdueshëm të mirësisë dhe një shoku me ndjeshmëri të madhe. Janë shumë të ndërgjegjshëm, edhe pse shpesh e kanë vështirë të marrin të vetëm vendimet.

Nga 11 mars deri 20 mars

Nga 13 shtator deri 22 shtator

BLIRI, dyshimi

Kush lind nën këtë shenjë ka një karakter kompleks: urren të grindet, urren stresin dhe punën, por në të njëjtën kohë nuk duron përtacinë, është person i sjellshëm dhe di t’u jepet kënaqësive, por në të njëjtën kohë sakrifikojnë për miqtë. Këta persona kanë shumë talente, por nuk kanë guximin t’i çojnë përpara, kështu që shpesh ankohen. Në dashuri janë shumë xhelozë, por tejet besnikë.

Nga 25 qershor deri 4 korrik

Nga 23 dhjetor deri 1 janar

MOLLA, dashuri

Kush lind nën këtë pemë është i/e frymëzuar nga dashuria, ka një filozofi të lumtur për jetën dhe jetën ditë pas dite. Të lindurit në shenjën e Mollës janë shumë karizmatikë, tërheqës, të mbështjellë nga një aureolë e këndshme, vanitoze, aventuriere, e ndjeshme, gjithmonë në dashuri, në fakt duan gjithmonë që të dashurojnë dhe të dashurohen.

Nga 12 janar deri 24 janar

Nga 15 korrik deri 25 korrik

VIDHI, mentalitet fisnik

Kush lind nën këtë pemë ka një elegancë të spikatur. Këta persona kanë një mentalitet fisnik, u pëlqen të komandojnë, por jo të binden. Pëlqejnë të marrin vendime për të tjerët, e kanë vështirë të harrojnë gabimet që bëjnë dhe janë të pakrahasueshëm në menaxhimin e përditshmërisë. Kanë një sens të mirë humori dhe janë persona të hareshëm.

21 mars

Nga 4 tetor deri 13 tetor

LISI, ndjeshmëria

Kush lind nën ndikimin e kësaj peme është i pasur me magji, i hareshëm dhe jep pa ushqyer pritshmëri personale, n ë praktikë është një altruist i ndjeshëm. Këta persona janë gjithmonë në aktivitet, nuk duan të ndalen, aq sa dashurohen edhe pas ndërlikimeve që u sjell jeta. Nuk turpërohen nga emocionet e tyre, që i shprehin lirisht. Kanë një prirje artistike shumë të spikatur që ndikohet prej ndjeshmërisë së madhe që kanë.

Nga 14 gusht deri 23 gusht

KEDRI, besimi

Kush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë aspirata të mëdha sentimentale.

Nga 25 janar deri 3 shkurt

Nga 26 korrik deri 4 gusht

SELVIA, besnikëria

Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të veçantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirtojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.

Nga 21 prill deri 30 prill

Nga 24 tetor deri 11 nëntor

ARRA, pasioni

Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marrëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.

23 shtator: UlliriULLIRI, urtësia

Personat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe çdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është to lerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.

Nga 24 gusht deri 2 shtator

PISHA, veçantia

Kush lind nën këtë shenjë është shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.

Nga 9 shkurt deri 18 shkurtKEDRI, besimiKush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë a spirata të mëdha sentimentale.

Nga 26 korrik deri 4 gusht

SELVIA, besnikëria

Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të veçantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirtojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.

Nga 21 prill deri 30 prill

ARRA, pasioni

Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marrëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.

23 shtator

ULLIRI, urtësiaPersonat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe çdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është tolerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.

Nga 19 shkurt deri 28 shkurt: Pisha

PISHA, veçantia

Kush lind nën këtë shenjë është shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.

Nga 1 mars deri 10 mars

Nga 3 shtator deri 12 shtator

SHELGU

Ata që lindin nën shenjën e shelgut janë njerëz të bukur por melankolikë, tërheqës dhe shumë të dashur; dashurojnë gjërat e shkëlqyeshme dhe janë me shije; pëlqejnë të udhëtojnë, janë ëndërrimtarë. janë kapricozë, por të ndershëm. Janë shpesh herë subjekt i vuajtjeve në dashuri, por n ëse gjejnë një shok të denjë për besim, i jepen tërësisht.

Nga 14 qershor deri 23 qershor

Nga 12 dhjetor deri 21 dhjetor

FIKU, ndjeshmëria

Të lindurit nën këtë pemë janë shumë të fortë dhe kanë një lëvizshmëri të madhe. Janë njerëz të guximshëm që nuk humbasin në kontradikta dhe diskutime. Në qendër të botës së tyre kanë familjen dhe dashurojnë fëmijët dhe kafshët. Kanë një talent jo të vogël praktik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera