Auto&Tech

SEAT shet mbi gjysmë milion vetura për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 09 January 2019

SEAT ka shpërndarë 517,600 automjete në 2018, 10.5 për qind më shumë se në 2017, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2000.

Ky rezultat i shitjeve është më i miri në historinë 68-vjeçare të prodhuesit spanjoll. Deri më tani, viti më i mirë për numrin e makinave të shitura ishte 2000 kur u shitën 514,800 automjete.

Në vitin 2018, SEAT arriti rritjen e shitjeve për vitin e gjashtë me radhë, dhe që nga viti 2012 shitja e kësaj kompanie është rritur me më shumë se 60%, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Shitjet e SEAT në vitin 2018 janë nxitur nga modeli SUV Aron. Në vitin e parë të këtij modeli në treg, kompania spanjolle shiti 98.900 njësi.

Aron u bashkua me modelet Ibiza, Leon dhe Ateca si një nga katër shtyllat e markës. SEAT Leon është ende modeli më i shitur (158,300, -6,8%).

Prodhuesi spanjoll pret të tejkalojë rezultatin e vitit të kaluar dhe të arrijë një rekord të ri shitjesh, i cili duhet të ndihmohet nga SUV Taracco, i cili debutoi në 2018 dhe do të jetë në dispozicion për konsumatorët në mbarë botën në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, në vitin 2019, do të jetë edhe premiera e gjeneratës së re të katërt të modelit më të shitur SEAT, Leon kompakt.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy