Scholz: Procesi i Berlinit përshpejton anëtarësimin e BP-së në BE

Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 03 November 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në këtë samit u nënshkruan tri marrëveshje mes gjashtë shteteve të BP-së.
Scholzi tha se gjashtë shtetet e BP-së janë pjesë e familjes evropiane.
“Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së. Jam i lumtur që mirëprita sot përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në këtë Proces. Është kjo hera e tretë që takohemi në kuadër të këtij procesi që ka filluar nga viti 2014. Jam po ashtu shumë i lumtur që kisha këtu kryeministrin e Shqipërisë, vendi i të cilit do të drejtojë samitin e radhës”, tha ai.
Zhvillimet në BP dhe integrimi i tyre në BE “janë qenësore për mua sepse pranimi është në interesin tonë”, shtoi ai, raporton Klankosova.tv.
Kancelari gjerman tha se është me rëndësi të shtyjmë bashkëpunimin rajonal përpara në mes të gjashtë vendeve. “Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal është çelës i përshpejtimit të pranimit në BE”.
Procesi i Berlinit, tha ai, ka kontribuuar shumë në këtë drejtim, duke përmendur rrugë të reja, lidhje të reja, interkonjeksione të reja.
“Kështu është forcuar ekonomia dhe i është dhënë kontribut konkret drejt përmirësimit të pajtimit në rajon”.
Krijimi i tregut të përbashkët rajonal, tha ai, është në pajtim me ligjet e BE-së dhe i përfshin të gjitha vendet e rajonit.
Për energjinë, tha ai, një marrëveshje dhe një deklaratë e rëndësishme është nënshkruar. Vendet e BP-së janë pajtuar që të bashkëpunojnë më për së afërmi për energjinë dhe sigurinë, dhe në masat për mbrojtje klimatike në mënyrë që të arrihet synimi 2030.
“Ne, dhe pjesëmarrësit tjerë të Procesit të Berlinit, do të mbështesim shtetet e Ballkanit perëndimor në periudhë afatshkurtër dhe të mesme, por edhe në afatgjatë, në mëynrë që ta zbusim këtë krizë të energjisë dhje të fokusohemi në energji të ripërtërishme. Gjermania kontribuon në këtë aspekt përmes KfW-së”.
Ai shtoi se “Gjermania do ta mbështesë këtë proces në të ardhmen dhe ka vullnet që ta mirëpresë këtë samit sërish në të ardhmen, të cilin e mbështet edhe Komisionit Evropian”.

Të tjera
-
Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. ...
-
“A e ke prit këtë transformim kaq të madh të LVV-së” – Përgjigjja epike e Eugen Cakollit, teksa tregon ndryshimin e Vetëvendosjes
I ftuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Eugen Cakolli nga Instituti...
-
“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind s...
-
Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi...
-
Kusari-Lila tregon edhe ofertën e tretë që e bëri në takim me liderët e partive politike
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë taki...
-
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se dis...
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...
-
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ta...
-
Krasniqi: Kurti dhe VV-ja po duan të jetojnë në realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se a...
-
Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike
Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurt...
-
Nuk ka qetësi për Vuçiqin, sërish protesta në Beograd
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në d...