Lajme

SBASHK-u këtë javë ankohet në Apel, bllokon zëvendësimin e orëve

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 20 May 2019

Brenda kësaj jave Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) do të dorëzojë ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me vendimin për zëvendësim të orëve të humbura gjatë grevës.

Kjo pasi, javën e kaluar Gjykata Themelore e refuzoi padinë e SBASHK-ut, ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për kompensimin e orëve të humbura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas aktgjykimit të Themelores, vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve është i drejtë dhe ka për qëllim zhvillimin arsimor të nxënësve dhe aftësimin e tyre social dhe profesional.

-Advertisement-

Derisa Gjykata e Apelit ta shqyrtojë ankesën e SBASHK-ut dhe të nxjerrë një vendim përfundimtar, vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve konsiderohet i pezulluar dhe deri atëherë zëvendësimi i orëve nuk mund të realizohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera