SBASHK-u del me qëndrimin e fundit për orët e humbura gjatë grevës

Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 12 October 2022
Në një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet minitrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, po thirren këta të fundit nëse duhet të kompesohen orët e humbura në arsim gjatë kohës së grevës pesë javëshe ose jo.
E ajo kontratë është- Kontrata Kolektive e nënshkruar mes dy palëve në të cilën, sipas SBASHK thuhet se orët e humbura gjatë kohës së grevës në këtë sektor nuk mbahen ose kompensohen.
Kështu së paku i ka thënë Gazetës Blic nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.“Si SBASHK ne i përmbahemi Kontratës Kolektive e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT, që në atë kontratë thuhet se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen me përjashtim nëse arrihet marrëveshje mes SBASHK dhe MASHT një marrëveshje e tillë tash për tash nuk ekziston kështu që mbetet e para”, ka thënë ajo.
Por orët e humbura mund të kompensohen vetëm nëse ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci fton sindikalistët në takim për marrëveshje potenciale.“Ne edhe një herë po e përsëris i përmbahemi kontratës …. por nëse na fton ministria do të shkojmë në takim dhe të shohim”, thotë nënkryetaja e SBASHK-ut.
Se orët duhet të zëvendësohen gjatë kohës sa ishte greva në arsim po e kërkon përmes një vendimi e para MASHT, Arbërie Nagavci, vendim i cili tash për tash ka mbetur vetëm i tillë, nuk është jetësuar.Kompensimin e orëve të humbura e kanë kërkuar edhe kryetarët e komunave përmes një propozimi që i kanë nisur Nagavcit, e që deri sot nuk kanë marrë përgjigje për të.
Orët në mësim duhet më kompensohen sipas Këshillit të Prindërvë të Kosovës, por jo gjatë ditëve të vikendit.Ndryshe Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një letre të gjatë, drejtuar ministers së Arsimit Arbërie Nagavci kanë dalë me një propozim se si të kompensohen orët e humbura në arsim për shkak të grevës pesë javeshe.
Në këtë letër, kryetarët e komunave kanë kundërshtuar kompensimin e orëve në ditët e vikendve e për këtë kanë dhënë disa arsye.“Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim. Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë”, thuhet ndër të tjera në letër propozimin e kryetarëve të komunave drejtuar Nagavcit.Aty ka edhe disa propozime të tjera se si mësimi nuk duhet të mbahet gjatë ditëve të pushimit për shumë arsye.
Por Asociacioni i Komunave të Kosovës ka propozuar se si dhe në çfarë mënyre mund të kompensohen orët e humbura në sektorin e arsimit.“Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal. Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”, thuhet në letrën e AKK-së.
Por ky propozim nuk ka marrë përgjigje nga ministria e Arsimit .Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka thënë Gazeta Blic se ministria e Arsimit ende nuk ka kthyer përgjigje për porpozimin.“Deri në këto momente AKK nuk ka një përgjigje për propozimin e kryetarëvë të komunave se si mund të kompesohen orët e humbura në arsim”, ka thënë ai.Para këtij propozimi minsitria e Arsimit ka nxjerr një vendim për orët e humbura dhe mënyrën se si ato do të kompensohen.\

Të tjera
-
Melania Trump thotë se lutjet e saja janë me viktimat në Teksas
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, thotë se “ze...
-
Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët ...
-
Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafiku...
-
Kurti vazhdoi aktivitetin në Qeveri, u tregon studentëve të huaj për “përparimin e Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke p...
-
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuve...
-
Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë t...
-
Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut
Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arresti...
-
Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë u...
-
Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me b...
-
Kryeprokurori i Prishtinës del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë
Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kë...
-
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Pris...
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...