Lajme

SBASHK: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 01 March 2019

SBASHK-u edhe zyrtarisht ka dal kundër vendimit të ministrit të Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili ka kërkuar kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës trejavore të punëtorëve të arsimit, shkruan inFokus.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e kuvendeve të sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe të universiteteve, kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth vendimit nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.

Siç njofton SBASHK-u, pas një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues solli vendimin që:

-Advertisement-

Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911 të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u i bindur se MASHT dhe drejtoritë arsimore respektojnë institucionet e drejtësisë apelon te këto dy institucione arsimore që të presin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera