SBASHK e prindër kundër vendimit të MASHTI-t, a do të vazhdojë të mbahet mësimi të shtunave?
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 16 October 2022
E shtuna e 15 tetorit, detyroi inspektorët e arsimit të dalin në terren për të shikuar se kush nga mësimdhënësit nuk po e zbatonin vendimin e MASHTI-t për të mbajtur mësim të shtunave.
Të shtunën, Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci, deklaroi se shkollat u inspektuan dhe nuk kishte parregullsi, përveç disa mungesave të nxënësve.
“Inspektorët janë në terren që rreth orës 07:00 dhe nga informacionet bazë që kemi, shumica e mësimdhënësve kanë dalë në vendin e punës dhe po i zhvillojnë orët mësimore. Në disa shkolla mungojnë disa nxënës, mungesa e të cilëve mund të jetë për arsye të ndryshme. Mirëpo, secila mungesë duhet të evidentohet në ditar. Ata mund të kenë munguar edhe si pasojë e mosinformimit me kohë”, deklaroi ai.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Sipas tyre në 70 për qind të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë s’është mbajtur mësim.
SBAShK-u i bëri thirrje MASHTI-it që të mbajnë një takim me ta, Asociacionin e Komunave, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Këshillin e Prindërve në mënyrë që të bëhet përpjekje për të arritur marrëveshje në lidhje me orët e humbura gjatë grevës.
“Nëse nuk veprohet kështu, atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.
Edhe nga Këshilli i Prindërve i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit se mësimi të shtunave është i padrejtë dhe ai s’bëhet me zor.
“Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi i të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm”, thuhet në reagimin e një dite më parë të Këshillit të Prindërve.
Kryetari i këtij këshilli Jeton Demi, deklaroi se nxënësit në shumicën absolute, sidomos në Prishtinë, nuk kanë shkuar në shkollë.
Ai e konsideroi këtë veprim të drejtë dhe ligjor, pasi e shtuna, sipas tij, duhet të jetë pushim e relaks për fëmijët, jo mbingarkesë pa asnjë efekt.
Kujtojmë, se Ministria e Arsimit ka vendosur që nga e shtuna e djeshme edhe në shtatë të tjera të zëvendësohet mësimi i humbur gjatë grevës ku humbën 22 ditë mësimi, për nxënësit nga klasa e parë e deri në të nëntën.
Të tjera
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...