Sport

Saul do të ritkhehet te Atletico Madridi

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 07 January 2022

Mesfushori spanjoll Saul Niguez pavarësisht se ka arritur të gjej formën e tij te Chelsea pas një starti jo të mirë, raportohet se nuk do të vazhdojë qëndrimin te kampioni evropian pasi t’i përfundoj huazimi nga Atletico Madridi, raporton “Express Sport”.

Në afatin kalimtar të transferimeve gjatë verës së kaluar, më saktësisht në ditën e fundit të këtij afati, skuadra e Chelseat bëri zyrtare huazimin e Saul nga Atletico deri në fund të këtij sezoni 2021/22, përcjell KosovaPress.

Në marrëveshje ishte përfshirë edhe opsioni me të drejt blerjeje për Saul, por si duket Chelsea nuk dëshiron të paguajë dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh për shërbimet e tij.

-Advertisement-

Mesfushori spanjoll në fund të këtij sezoni do të rikthehet te kampioni i La Ligas spanjolle Atletico Madridi.

Që nga ky huazim, Saul ka arritur të bëjë 12 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, ndërsa ende nuk ka regjistruar ndonjë gol apo asistim mbi emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera