Lajme

Sanohet problemi teknik, “Termokos” rikthen furnizimin me ngrohje

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 15 November 2017

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar opinionin e gjerë e në veçanti konsumatorët, se pas problemeve, që janë shfaqur sot në mëngjes, si pasojë e një problemi teknik të shkaktuar në softuerin e sistemit të kogjenerimit, që kishte ndikuar në ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ngrohje, falë angazhimit të ekipeve tona janë tejkaluar problemet e paraqitura.

“Ekipet tona kanë punuar intensivisht për identifikimin, sanimin e këtij problemi si dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ngrohje.

Tanimë, sistemi i kogjenerimit është rikthyer në funksion. Kemi filluar me marrjen e sasive të para të avullit nga Termocentrali “Kosova B” për prodhimin e energjisë ngrohëse, e cila shumë shpejtë do të arrijë tek të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Është sezoni i katërt ngrohës, që prej funksionalizimit të sistemit të kogjenerimit dhe furnizimit me energji termike nëpërmes këtij sistemi, i cili ka funksionuar pa kurrfarë problemi deri më tani. Ky është problemi i parë i shfaqur deri më tani në sistemin e kogjenerimit, andaj shpresojmë në mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera