Sport

Sanchez për 56 milionë te Man United

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 18 January 2018

Drama rreth Alexis Sanchez po vazhdon.

Së fundmi thuhet se sulmuesi përfundimisht i ka dhënë fund aventurës së tij te Arsenal dhe se është pajtuar të kalojë në Manchester United.

Sipas Mirror, kiliani është pajtuar që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me skuadrën e Jose Mourinhos, në një marrëveshje që kap vlerën 56 milionë funta, përcjell Klan Kosova.

-Advertisement-

E gjithë marrëveshja pritet që të arrihet edhe mes klubeve, por që gjithçka ka ngecur pasi po provohet që pjesë e akordit të jetë edhe Henrikh Mkhitaryan i Djajve të Kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera