Auto&Tech

Samsungu po krijon një pajisje hibride

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 03 August 2017

Samsungu ka shpalosur disa detaje kyçe për pajisjen e saj të ardhshme të bartshme.

Kjo u bë përmes një studimi që kompania u ka dërguar anëtarëve të programit të saj “SmartLab Plus”.

Pajisja e ardhshme e Samsungut pritet të jetë pajisje hibride mes orës së mençur dhe ‘përcjellësit’ të fitnesit, ndërsa kompania koreane thotë se “koncepti merr detaje nga Gear S3 dhe Gear Fit 2”.

-Advertisement-

Pajisja do të ketë trup të vogël dhe me rripa të ngushtë, që mund të zëvendësohen, si dhe do të jetë rezistent ndaj ujit, duke lejuar aktivitetet në ujë. Veçoritë tjera përfshijnë përcjelljen e aktiviteteve, menaxhimin e peshës, sporte aktive dhe trajnim.

Veçori interesante e pajisjes është edhe alarmi, që mban përdoruesin aktiv për ushtrime dhe për pushime.

Gjiganti teknologjik thotë se po e krijon këtë pajisje në mënyrë që të përdoret gjithë ditën – nga vendi i punës e në fitnes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera