Auto&Tech

Samsung teston 5G-në në një tren të shpejtësisë së lartë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 05 December 2017

Samsung tha ditën e Hëne se kishte përfunduar një testim të 5G-së në një tren të shpejtësisë së lartë në bashkëpunim me operatorin Japonez KDDI.

Dy kompanitë arritën një shpejtësi transmetimi prej 1.7 Gbps në shkarkim dhe ngarkim.

Treni po udhëtonte me shpejtë prej 100 km/h mes dy stacioneve në Japoni me distancë prej 1.5 kilomtrash. Gjatë testit u shkarkua një video 8K në një router 5G në bord dhe u ngarkua një video 4K.

-Advertisement-

Pritet që rrjeti i parë 5G të ofrohet në 2020-ën nga KDDI. Samsung gjithashtu ka punuar edhe me SK Telecom.

Samsung ka zhvilluar një antenë dhe RFIC 5G të cilët do të implementohen në stacione dhe produkte.

Qualcomm, ZTE dhe Deutsche Telekom gjithashtu kanë kryer testime të 5G-së. Katër antena në rrjetin e Deutsche Telekom demonstruan në Tetor të ardhmen e komunikimit. Antenat e vendosura në Berlin janë të parat në Europë që realizuan lidhjen e drejtpërdrejtë 5G në një mjedis real.

Një një demonstrim në Kongresin Mobil Botëror, firma Kineze ZTE tregoi një telefon gigabitësh.

ZTE tha se komercializimi i telefonit do të fillonte në fund të 2018-ës. Në 2019-ën do të fillojnë operatorët e parë që do të implementojnë rrjetet 5G. /PCWorld Albanian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera