Auto&Tech

Samsung pëson rënie të shitjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 06 July 2018

Samsung ka pasur shitje rekorde e profit të madh përgjatë shtatë tre mujorët e fundit, por kjo si duket ka përfunduar.

Gjiganti korean ka publikuar fitimet gjatë 3 mujorit të dytë të 2018-ës, ku ka treguar se nga shitjet ka përfituar 52 miliardë dollarë, ndërsa fitimi operativ i konsoliduar duhet të jetë rreth 13.25 miliardë dollarë, transmeton koha.net.

Fitimet e Samsung kanë rënë krahasuar me tre mujorin e parë të 2018-ës, ku shitjet ishin 56.2 miliardë dollarë e fitimet operative kishin shënuar rekord, me 14.5 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Sipas analistëve, arsyeja e rënies së profitit janë shitjet e dobëta të Galaxy S9.

Përdoruesit e smartfonëve nuk kanë qenë të impresionuar nga risitë që ka sjell kjo pajisje e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera