Samiti në Washington, anëtarët e NATO-s bashkohen kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/640-0-6f8314e1c5a7fb4a19d5a74585784ba8-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 11 July 2024
Shtetet e Bashkuara do të nisin dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani më 2026, njoftuan dy shtetet gjatë takimit të aleancës së NATO-s. Ky konsiderohet një hap i madh që synon të luftojë, atë që aleatët e cilësojnë si kërcënimin në rritje që Rusia paraqet për Evropën. Sipas vendimit, Uashingtoni do të dërgojë në Gjermani armët më të fuqishme amerikane që do të vendosen në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë dhe ky vendim po shihet si paralajmërim i qartë për presidentin rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA-ja dhe Gjermania u tha se “dislokimet episodike” ishin përgatitje për stacionim afatgjatë në Evropë të aftësive ushtarake që përfshijnë raketat SM+6, Tomahawk dhe dislokimin e armëve hipersonike me rreze të gjatë veprimi. Një dislokim i armëve të tilla do të ishte i ndalueshëm nga Traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimi, që SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik kishin nënshkruar më 1987. Por, ky traktat u zhbë më 2019.
“Ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e një sulmi kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thanë aleatët e NATO-s përmes një deklarate të lëshuar të mërkurën, më 10 korrik.
Po ashtu, NATO paralajmëroi se më shumë ndihmë do t’i dërgohet Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022. Në deklaratën e NATO-s u tha se aleatët synojnë t’i ofrojnë Ukrainës të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm.
Në këtë dokument po ashtu është përdorur gjuhë më e ashpër ndaj Kinës, duke e akuzuar Pekinin se “mundëson” përpjekjet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në deklaratë u tha se Kina vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euroatlantike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se për herë të parë 32 aleatët bashkërisht e kanë cilësuar Kinën si një shtet vendimtar në mundësimin e luftës së Rusisë. Ai tha se ky është një mesazh i rëndësishëm.
Stoltenberg tha se aleanca nuk është një organizatë që vendos sanksione, por shtoi se “në fund të fundit, ky do të jetë një vendim për secilin aleat, por mendoj se mesazhi që ne dërguam nga ky samit i NATO-s është shumë i qartë”.
NATO i bëri thirrje Kinës që të mos i dërgojë materiale dhe të mos i ofrojë mbështetje politike luftës së Rusisë. Presidenti amerikan, Joe Biden, mirëpriti partnerët dhe aleatët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, për të festuar, siç tha ai, “aleancën më të madhe që bota ka pasur ndonjëherë”.
Ai tha se është i kënaqur që të gjithë anëtarët e NATO-s po zotohen që të zgjerojë bazat e tyre industriale për të zhvilluar plane për prodhimin e armëve brenda shteteve të tyre.
“Nuk mund të lejojmë që aleanca të mbetet prapa. Ne mund dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe këtë do ta bëjmë së bashku”.
Shqetësimet për moshën dhe aftësinë e presidentit Biden për të udhëhequr me shtetin janë rritur, pasi shanset e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale të nëntorit u dëmtuan nga paraqitja e tij në debatin e parë presidencial kundër Donald Trumpit muajin e kaluar. Teksa po mbahet samiti treditor i NATO-s në Uashington, kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, i tha Fox News Radio se ai nuk do të largonte shtetin nga NATO, por përsëriti qëndrimin e tij se dëshiron që shtetet e aleancës të paguajnë më shumë.
“Vetëm dua që të paguajnë faturat. Ne po mbrojmë Evropën dhe ata po na shfrytëzojnë shumë keq”, tha ai.
Gjatë samitit në Uashington, disa zyrtarë të lartë evropianë u takuan gjatë samitit me këshilltarin kryesor të Trumpit për politikën e jashtme, teksa paqartësia lidhur me të ardhmen e udhëheqjes amerikane ka ngritur shqetësime në mesin e aleatëve. Trump në të kaluarën kishte shtyrë republikanët në Kongresin amerikan që të vononin miratimin e një pakete të madhe të ndihmës për Ukrainën, por më vonë ai ndryshoi qëndrim. Sa i përket të ardhmes së Ukrainës në aleancë, në deklaratën e NATO-s u tha se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “në rrugën e saj të pakthyeshme të integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”./ REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Edhe një medalje për Kosovën, Laura Fazliu e bronztë
Laura Fazliu ka triumfuar në betejën për medaljen e bronztë, duke mposhtur ko...
-
Shërbimi i Arkitektit të Qytetit , Komuna i reagon D+ që tha se ka pasur shkelje të ligjit në kontraten 12 milionëshe
Organizata D+ ka thënë se komuna e Prishtinës e ka shkelur ligjin në kontratë...
-
Patrullimet e policisë serbe në Maqedoninë e Veriut, Haki Abazi akuza Kurtit për heshtje për “kurthën ndaj shqiptarëve”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për marrëveshjen që ës...
-
Konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë serbë, 177 kërkesa në 24 orë
Deri më tani janë bëre 4 mijë e 302 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferë...
-
Osmani njofton ambasadorin amerikan për nisjen e konsultimeve për datën e zgjedhjeve
Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi e ka njoftuar ambasadorin e SHBA-së...
-
Zjarret afër bregdetit shtyjnë disa turistë të largohen nga Shëngjini
Situata me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë kritike. Pasditen e së mart...
-
Musliu kritikon Kurtin, i bën thirrje mërgatës: Nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ...
-
Kurti i drejtohet mërgatës: Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë i ka uruar mirëseardhje më...
-
Situatë e pamenaxhueshme në Shëngjin, flẩkët kaplojnë edhe qadrat e shtretërit në plazhë
Situata e zjarreve në Shëngjin është bërë e pamenaxhueshme. Përhapja e flakëv...
-
“Ne që jemi të Mitrovicës jemi mësu me shku”, Faton Peci flet pasi publikoi videon duke u larë në liqenin e Ujmanit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur pasi publikoi një video në rrjetet ...
-
Komisionieri Varhelyi merr mesazh të ashpër nga Zyra e kryeministrit, i thonë që dialogu s’është punë e tij
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, i ka reaguar Komisioner...
-
Kastrati: Armend Muja po mundohet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se përmes...