Lajme

Kastrati: Armend Muja po mundohet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 30 Korrik 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se përmes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja po mundohet t’i hidhet hi syve opinionit publik për punën e Komisionit Hetimor për Tekste Shkollore.

Kastrati akuzoi Mujen se po mundohet të bllokojë hetimin e “aferave koruptive të MAShT-it”.

“Armend Muja e ka marrë bajrakun e po mundohet me i hedh hi syve opinionit për Komisionin Hetimor për Tekstet Shkollore. Pse bash ky? Mendoj për shkak se Muja ka përvojë me akuzat që Prokuroria Speciale i ka bërë ndaj tij në të kaluarën. Sipas raportimeve mediatike, Armend Muja kurrë nuk është shpall i pafajshëm, por Gjykata Themelore kishte marrë vendim të parashkrimit absolut (vjetërsimit) të lëndës, pasi kjo ishte arritur në bazë të Kodit Penal”

-Advertisement-

“Ky është Armend Muja që po mundohet të bllokoj hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit. Po ju fryn fllad nga hetimet e mundshme të Prokurorisë Speciale dhe po mundohen me blloku kundërligjshëm punën e Komisionit Hetimor dhe vendimet e Kuvendit. Armend, riktheje ankthin e shijes së pizes ne burg e tregoju Nagavcit dhe të tjerëve sa e trisht është ajo përvojë. Në Shtator, Komisioni Legjitim i zgjedhur nga kuvendi vazhdon punën dhe pas përmbylljes aty duhet me pas punë Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kastrati në Facebok.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy