Sport

Samir Ujkani flet pas stërvitjes së parë të Kombëtares A

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 09 October 2018

Duket se rezultatet e mira që arritëm në dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Azerbajxhanit baras dhe fitorja 2:0 kundër Ishujve Faroe, ka bërë që futbollistët e Kombëtares A, të jenë në disponim, para dy ndeshjeve tjera Maltës këtu në Kosovë dhe kundër Ishujve Faroe si mysafirë, shkruan Gazeta inFokus.

Atmosfera e mirë puna me zell e përkushtim sot në stërvitjen e parë fletë shumë në dobi të kësaj. Në seancën e djeshme stërvitore, përzgjedhësi Challandes u fokusua në një lojë të ngjeshur në mbrojtje me kudërzbritje të shpejta sikur edhe gjuajtjet e lira dhe nga pika e bardhë përbënin disa nga elementet e punës së ditë së parë.

Sot Kombëtarja do të mbajë vetëm një stërvitje në orën 18.00 ndonëse ishte paraparë të mbahet edhe një paradite. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan disa futbollistë.

-Advertisement-

Samir Ujkani, kapiten

Ishte një stërvitje e mirë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe me intensitet më të lartë duke marrë parasysh se kemi vetë tri ditë para ndeshjes kundër Maltës. Edhe pse jemi favoritë ne duhet të i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh. Besoj shumë ne rezultat të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera