Lajme

Sami Lushtaku merr pjesë në dasmën këngëtarit Mc Kresha

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 15 December 2019

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku gjatë kësaj të diele ka marrur pjesë në dasmën e artistit të estradës Mc Kresha.

Lushtaku nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka thënë se ndjehet i lumtur që merr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi, shkruan gazeta inFokus.

‘I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu.
Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit.”, është shprehur Lushtaku.

-Advertisement-

Ndërsa Mc Kresha ka kurorëzuar dashurinë e tijë me vajzën e quajtur Erzina Shehu./Gazeta inFokus/.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera