Lajme

Sallahu: Në raportin e parë të Institutit zviceran thuhet se ka qenë një person i tretë brenda qelisë së Deharit, ai ka ndërhyrë në vrasje

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 20 February 2023

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.

Sipas tij, ky person i tretë ka ndërhyrë në vrasjen e Astrit Deharit.

“..ai zviceran (Instituti) e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgun dhe ai person ka ndërhyrë në këtë rast, ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit”, ka thënë Sallahu.

-Advertisement-

Ndërsa, sa i përket video-inxhizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat, Sallahu ka thënë se ajo inxhizimet dhe provat e tjera i ka marrë Polici e Kosovës dhe Prokuroria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera