Lajme

Salihaj: Protestat që i ka zhvilluar Ferizaj s’i ka bërë asnjë vend tjetër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 24 June 2023

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka folur për Ferizajn, rezistencën dhe veprimtaritë që u zhvilluan në këtë qytet gjatë dekadës 1989-1999.

Ai tha se qyteti i Ferizajt ishte qendra më e fortë e rezistencës, në të cilin u zhvilluan protesta të shumta, ku rrallë ka ndodhur të mos ketë viktima.

“Ferizaj gjatë periudhës ’81 – ‘90/91, ka qenë qendra më e fortë e rezistencës në Kosovë. Aq shumë ka pas protesta të ashpra, konfrontime të ashpra me policinë famëkeqe serbe atëherë shumë të armatosur sa që pak javë ishin pa protesta, pa viktima, pa konfrontime të ashpra”, tregoi ai.

-Advertisement-

Salihaj tregoi se të stacioni i trenit janë zhvilluar më së shumti protestat, sepse ka qenë një terren i përshtatshëm për protestuesit, ndërsa shtoi se protestat që i ka mbajtur ky vendbanim nuk janë mbajtur askund tjetër në Kosovë.

“Ka qenë një qendër e fuqishme e lëvizjes kombëtare edhe në atë kohë, dhe mund të them edhe që është një traditë e vjetër e qytetit të Ferizajt sepse edhe në të kaluarën, në kohën e Turqisë, ka qenë një qendër shumë e fuqishme, derisa një protestë që është bërë në Ferizaj nuk është bërë askund në Kosovë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera