Lajme

Sali Berisha flet për Minishengenin, i quan vasal të Vuçiqit, Edi Ramën e Zoran Zaevin

Autori: Islam Morina 21:33 | 28 July 2021

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka thënë se e gjykon destabilizuese Aleancën Trilaterale të Vuçiqit dhe i ka quajtur vasalë të e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Berisha ka thënë se të njëjtën gjë do ta thoshte edhe sikur Kosova të mos dominohej 90% prej shqiptarëve, shkruan Gazeta Infokus.

”Personalisht e gjykoj destabilizuese Alenavcën Trilaterale të Vuçiqit me dy vasalët e tij Edi Rama e Zoran Zajev. Do ta thoja këtë edhe sikur Kosova të mos ishte shtet i dominuar mbi 90% nga shqiptarët, por nga ndonjë komb tjetër. Aleancat e tilla Trilaterale nuk i shërbëjnë aspak stabilitetit ekonomik dhe politik, sidomos kur nxisin fantazmat e vjetra. Edi Rama po përdoret nga Aleksandër Vuçiq për me i kapë dhe nxjerrë qeverinë e Kosovës si të vetmen me të cilën ai nuk mund të merret Vesh. Rama me këto qëndrime është bërë faktor ku Shqipëria nuk kontribuon në stabilitet politik e ekonomik të rajonit”, tha Berisha.

-Advertisement-

Ai ka thënë se është dakord që Kosova të mbajë zotimet e veta të marrëveshjes së Washingtonit, por duke u trajtuar e barabartë sepse edhe presidenti amerikan e trajtoi të barabartë në tavolinë.

“Në Washington presidenti Donald Trump, i uli si palë të barabarta Kosovën e Serbinë, nëse kujtojmë se aty nuk ishte flamuri i serb sepse Vuçiq nuk donte flamurin e Kosovës aty, por ato ishin palë të barabarta. Nëse pretendojmë të krijojmë hapësirë ekonomike të njëjtë me atë të BE-së, kjo kërkon studim pas studimi, ku vendosën tarifat, kuotat etj. Nëse ti përjashton Kosovën, ti krijon Aleancë Trilaterale politike që i bën karshillëk Kosovës. Kosova po refuzon se Vuçiq nuk e pranon Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve”, ka thënë ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka thënë se kjo iniciativë e Minishengenit ka ekzistuar edhe më parë në Serbi, por nëse pranohet hexhemonia e Serbisë atëherë është gabim fatal dhe se Samiti i Tiranës u përdor për ta sulmuar tirana Kosovën.

“Kjo iniciativë ka ekzistuar përpara në Serbi, por nuk jam dakord që të përjashtohet Kosova sepse ashtu do Serbia. Nëse në pranojmë hexhemoninë e Serbisë bëjmë një gabim fatal. Samiti i Tiranës shërbeu vetëm për të sulmuar Tirana – Kosovën. Rama duhet ti thoshte Vuçiqit se kjo nismë mund të jetë nismë, vetëm si nismë mes shtetesh të barabarta dhe kam dëgjuar Kurtin të kërkojë vetëm trajtim të barabartë dhe ky është minimumi që një burrë shteti mund të kërkojë”, tha Beriasha.

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha ka folur edhe për hartën e publikuar nga kryeministri Edi Rama, për të cilën thotë se e tregon Kosovën si pjesë integrale të Serbisë dhe se nismat rajonale nuk bëhen për të provokuar por për të vënë linja bashkëpunimi.

“Harta që Rama e vendosi ne facebook e tregonte Kosovën si pjesë integrale të Serbisë dhe pastaj tha se nuk e di kush e vendosi. Nismat nuk bëhen për të provokuar por për të lidhur marrëveshje të forta bashkëpunimi”, tha Berisha.

Ish kryeministri Sali Berisha këto komente i bëri në emisionin Debat Plus, nëpërmjet një inkuadrimi në emision me analistët kosovar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera