Sport

Salah i pandalshëm, Liverpooli “shkel” Stoke Cityn

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 30 November 2017

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Stoke City, për t’u ngritur edhe në tabelën e klasifikimit.

Mohamed Salah ka vazhduar formën e tij të lartë në ligë, duke realizuar dy herë në fitoren prej 0-3, përkundër që u inkuadrua në minutën e 67 në lojë, raporton Koha.net.

Epërsinë e parë për “Të Kuqtë” e krijoi Sadio Mane kur po zhvillohej minuta e 17, pas asistimit nga i riu Solanke.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të shënoi edhe dy herë përmes Salahut, për të cilin në golin e tij të parë asistoi Mane pas një kalimit të bukur.

Nga pozita e shtatë, Liverpooli është ngritur në pozitën e pestë dhe tani ka 26 pikë, dy më pak se Arsenali që mban vendin e katërt. Kurse Stoke City në vendin e 16 ka 13 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera