Sadiku: Mbi 300 milionë euro për bujqësinë, më pak se 30 milionë për ICT dhe inovacion
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 19 August 2026
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e Kosovës i ka orientuar investimet dhe subvencionet, duke thënë se sektori i teknologjisë, inovacionit dhe kërkimit shkencor nuk është trajtuar si prioritet.
Përmes një statusi, Sadiku ka krahasuar mbështetjen financiare për bujqësinë me atë për sektorin e ICT-së dhe inovacionit.
Sipas shifrave të prezantuara prej tij, Qeveria ndan rreth 60 milionë euro në vit për grante dhe subvencione në bujqësi, ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit për këtë sektor janë dhënë mbi 300 milionë euro.
“Në të njëjtën kohë, importet bujqësore vazhdojnë të rriten dhe deficiti tregtar bujqësor ka kaluar 1 miliard euro në vit”, ka shkruar Sadiku.
Ai pretendon se situata është krejt tjetër kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe inovacionin. Sipas tij, gjatë dhjetë viteve të fundit për ICT dhe inovacion janë ndarë më pak se 30 milionë euro.
Sadiku ka kritikuar edhe nivelin e investimeve në kërkim dhe zhvillim – R&D, duke thënë se Kosova investon vetëm rreth 0.1 për qind të GDP-së.
“E kur e krahasojmë këtë me rritjen dhe eksportet që ka gjeneruar sektori i ICT-së, fotografia bëhet edhe më e rëndë”, ka shkruar ai.
Deputeti i LDK-së ka pasur edhe një porosi për kompanitë e sektorit të teknologjisë kur përfaqësuesit e Qeverisë flasin për inovacion.
“Kur t’ju vijë Kurti apo dikush nga stafi i tij në kompani me ju fol për inovacion, ICT e teknologji, pyeteni për buxhetin. Sepse fjalët për inovacion janë të lehta. Buxheti tregon prioritetet”, ka deklaruar Sadiku.
Sipas tij, mënyra se si është ndarë buxheti tregon se këta sektorë nuk kanë qenë prioritet.
“Buxheti i këtyre viteve tregon qartë se ICT-ja, inovacioni dhe R&D nuk kanë qenë prioritet i kësaj qeverie”, ka shkruar ai.
Në fund, Sadiku ka kritikuar edhe orientimin ekonomik të institucioneve gjatë viteve të fundit.
“Paramendojeni me pasë qenë, qe 10 vjet, dikush në Qeveri me vizion e me ide. Dikush që e lexon çka po ndodh në botë, ku po shkon ekonomia dhe ku po investohet. Ndoshta sot kishim prodhu pak më pak grunë, kallamoq e kompira, por jeta e qytetarit të Kosovës do të ishte 10 herë më e mirë”, ka përfunduar Sadiku.

T� tjera
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...




























