Lajme

Sadiku: Kryetarët e rinj në veri nuk marrin vendime të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 19 May 2023

Në Mitrovicë të Veriut gjithçka është gati që nesër të mbahet ceremonia dhe të bëhet betimi i kryetarit të ri, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca është paralajmërur të mbahet nga ora 11:00.

Zëvndës kryesuesi i asamblesë komunale në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku, deklaroi se kryetarët e komunave nuk merren me çështje madhore, por merren me çështje të qytetarëve.

-Advertisement-

“Realisht, kryetarët e komunave nuk kanë mandat të merren me çështje të mëdha, pra kanë me u marr me kanalizim, me ujësjellës, me çështje të cilat janë jetike. Për çështjet më madhore është qeveria”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Sipas Sadikut, asambletë komunale monitorohen dhe hyjnë nën sitën e ministrisë së Administratës Publike.

“Ne jemi komod në vendimet tona pasi këto shkojnë në sitën e qeverisë edhe nuk na lënë të, kushtimisht e them -të gabojmë, pasi është sistemi i tillë i ndërtuar dhe kjo është e mira e kësaj”, përfundoi ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera