Lajme

Sabiha Shala vazhdon takimin me qytetarë dorë në dorë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 September 2017

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës,  Sabiha Shala ka vizituar lagjen “Haxhi Zeka” në Pejë ku ka takuar banorët e kësaj bashkësie territoriale.

Shala përmes bashkëbisedimit me qytetarë ka pranuar shumë ankesa nga ana e tyre për pushtetet e kaluara që kanë qeverisur me Pejën

Shala u premtoj banorëve të lagjes se problemet elementare siç janë infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, papastërtia, furnizimi me ujë dhe problemet e tjera elementare do të marrin fund në mandatin e saj qeverisës për faktin se të merresh me rregullimin e problemeve elementare për qytetarë nuk është mburrje, nuk është privilegj, nuk është as sukses por është obligim i secilit kryetar.

-Advertisement-

Përtej kësaj Sabiha Shala u premtoj banorëve se Peja do të qeveriset pa korrupsion dhe me transparencë të plotë duke ia dhënë  qytetarit rolin që i takon për një qeverisje të përbashkët./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera