Fokus

Sa shpenzoi për një javë Selim Selimi në ShBA bashkë me shefen e kabinetit dhe asistenten

Autori: Halil Berisha 14:38 | 11 September 2020

Prej datës 15 deri më 22 gusht ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me atë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stbulla, qëndruan për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ministri Selimi me vete kishte edhe shefen e kabinetit Diana Rugova dhe asistenten ekzekutive Blerta Berisha, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar shpenzimet që i kanë bërë Selimi me Rugovën e Berishën.

-Advertisement-

Për një javë qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Selim Selimi ka shpenzuar 3 mijë e 999 euro e 76 cent.

Prej tyre, 638.15 për akomodim, 528 euro para xhepi, 1 mijë e 182 euro e 84 cent shpenzime tjera dhe bileta ka kushtuar 1650 euro e 77 cent, shkruan Gazeta Infokus.

Shefja e kabinetit të ministrit, Diana Rugova për këto ditë qëndrimi ka shpenzuar 3 mijë e 160 euro e 95 cent.

Për akomodim ka shpenzuar njëjtë si Selimi 638.15 euro, njëjtë edhe para xhepi 528 euro ndërsa shpenzime tjera Rugova 344 euro e 3 cent.

Bileta ka kushtuar njëjtë 1650 e 77 cent, shkruan Gazeta Infokus.

Shpenzime krejt të njëjta 3 mijë e 160 euro e 95 cent ka bërë edhe asistentja ekzekutive e Selimit, Blerta Berisha.

Gjatë këtij udhëtimit ministri Selimi ishte takuar me përfaqësues të lartë nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare (OIA) të Departamentit të Drejtësisë, Bruc Ohr, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Mattheë Palmer, përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, z. Brock Bierman, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Jorgan Andreës, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Ryan Tully, drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Gazeta Infokus është duke pritur përgjigje edhe për shpenzimet që i ka bërë gjatë këtij udhëtimit ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera