Ekonomi

Sa para u sekuestruaran e sa u konfiskuan?

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 31 May 2018

Në vitin 2017, prej 15 milionë eurove të mbledhura nga asetet e sekuestruara u konfiskuan vetëm 1 milion e 330 mijë euro.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti nuk ka pasur asnjë konfiskim.

Këto shifra janë përmendur në raportin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe në raportet e zyrtarëve të tjerë prokurorialë, të cilët janë prezantuar të mërkurën para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Dallimi mes aseteve të sekuestruara dhe atyre të konfiskuara është konsideruar shqetësues nga vetë kryeprokurori.

-Advertisement-

Madje ai këtë e ka paraqitur si shqetësimin kryesor, shkruan sot Koha Ditore. Shqetësuese është konsideruar edhe rrëzimi i aktakuzave të korrupsionit të profilit të lartë nga gjykatat, por, sipas tij, një gjë e tillë po ndodh vetëm kur po bëhet fjalë “për njerëz të rëndësishëm”.

Para anëtarëve të Këshillit Lumezi ka thënë se shqetësim mbetet diskrepanca e madhe mes shumës së sekuestruar dhe asaj të konfiskuar.

“Vitin e kaluar kemi sekuestruar asete në vlerë prej mbi 15 milionë eurosh, ndërsa janë konfiskuar vetëm 1 milion e 330 mijë euro. Duhet të analizojmë këtë çështje për të parë se ku qëndron problemi”, ka shtuar ai.

Puna e Prokurorisë në përgjithësi, sipas tij, gjatë vitit të kaluar ka qenë e kënaqshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera