Sa para morën deri tani avokatët për ti mbrojtur të akuzuarit në Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 03 March 2021
Mbi 464 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar për mbështetjen financiare për avokatët për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuar me seli në Hagë.
Në Ministrinë e Drejtësisë në fund të vitit të kaluar janë shqyrtuar katër kërkesa të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Kështu ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari i cili tha se pas shqyrtimit të këtyre kërkesave ato janë aprovuar pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj.
Duke mos dhënë detaje se për kë bëhet fjalë, Bajraktari tha se ekzekutimi i fundit i mjeteve ka ndodhur javën që shkoi.
“Janë shqyrtuar kërkesat dhe është konstatuar se i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj dhe udhëzimin administrativ dhe në rrjedh të kësaj ka aprovuar të njëjtat dhe unë tash mund të konfirmoj në emër të ministrisë se është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare për katër kërkesat e aprovuara nga ana e komisionit. Shuma totale e mjeteve të ekzekutuara për avokatët mbrojtës është 464 mijë e 600 euro. Ekzekutimi i fundit i pagesës ka ndodhur javën që shkoi”, theksoi Bajraktari.
Bajraktari tha se kërkesat për pagesa kryesisht janë bërë për aktivitetet e avokatëve mbrojtës për pjesëmarrje në seanca gjyqësore, këshillime e të tjera.
Ndërsa, theksoi se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2021 për këtë çështje është 17 milionë euro.
“Avokatët kanë parashtruar kërkesat e tyre për aktivitetet që i kanë si pjesëmarrja në seanca, këshillimi e të gjitha këto dhe në rrjedh të kësaj pas aprovimit të këtyre kërkesave të njëjtat janë bartur në llogaritë përkatëse të avokatëve sipas kërkesave, natyrisht në pajtim me legjislacionin në fuqi për menaxhim e financave publike. Për vitin 2021 buxheti është i paraparë me Ligjin mbi ndarjet buxhetore për këtë vit dhe është gjithsej 17 milionë euro”, u shpreh Bajraktari.
Ardian Bajraktari, i cili është edhe udhëheqës i komisionit vlerësuese të këtyre kërkesave, tha se në fund të vitit të kaluar si komision i kanë shqyrtuar katër kërkesat e arritura nga pala mbrojtëse e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
“Ministria e Drejtësisë i ka përmbushur të gjitha obligimet që ndërlidhen me mbështetjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë nga Dhomat e Specializuara. Prej momentit kur është kompletuar infrastruktura ligjore dhe është themeluar Komisioni me vendim të ministrit, ne kemi pasur gjithsej 4 kërkesa të parashtruara nga ana e avokatëve mbrojtës të cilët pas vlerësimit nga ana e njësisë përkatëse, nga ana e ministrisë, meqë është konstatuar se i plotësojnë kriteret formale të njëjtit i janë proceduar komisionit ku në fundin e vitit që shkoi ka shqyrtuar këto kërkesa”, deklaroi u.d i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale, i miratuar nga Kuvendi Kosovës në vitin 2015, ku thuhet se “ata kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur”.
Ligji u garanton mbulimin e shpenzimeve për avokatë personave të akuzuar.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...